Elhaida Dani reagon ashpër ndaj komentuesit

Showbiz

elhasida.jpg
Elhaida Dani ka udhëtuar drejt Indonezisë me disa miq të saj muzikantë. Këngëtarja ka publikuar në rrjete sociale foto dhe video me pamje fantastike gjatë udhëtimit të saj. Një njërën prej tyre shihet nga qyteti i Dohas në Katar, me pamje mahnitëse.
Megjithatë do jetë gjithmonë ai personi pas tastierës që I sheh gjërat në prespektivë ndryshe e shpeshherë dhe dashakeqe.
Nuk shpëtoi as Elhaida dhe dikush I komenton në videon e publikuar: “Bëja qejfin sheikut se të paguan mirë. Të rroftë vizita”.
Elhaidës nuk e ka anashkaluar këtë koment, ndaj ka reaguar ashpër ndaj tij. “Bravo! Sipas teje një femër të udhëtojë dhe të paguajë për jetën e saj ka nevojë pë sheik? Më vjen keq për ty! Familja ime më ka edukuar ndryshe. Ju lutem kemi nevojë të shohim jetën nga një tjetër perspektivë! Femrat s’kanë nevojë për ‘mashkullin me lek’ për të udhëtuar apo jetuar jetën e ëndrrave të tyre!”, – i është përgjigjur Elhaida.

1-1.jpg