Eliza Dushku sapo fitoi shifrën marramendëse pas akuzave për ngacmim seksual!

Showbiz

eliza

Sipas një raportimi të publikuar së fundmi nga ‘The New York Times’, Eliza Dushku ka fituar plot 9.5 milionë dollarë nga televizioni i njohur ‘CBS’, për shkak të disa akuzave seksuale. Aktorja me origjinë shqiptare do të kishte një rol për katër sezone në një dramë, e cila do të shfaqet nga ‘CBS’. Gjatë xhirimeve, Eliza është ndjerë keq nga disa komente të cilësuara si seksuale nga aktori Michael Weatherly, i cili kishte po ashtu një rol në dramën televizive.

merlin 148054551 dab06cf5 d3b7 4a3a 8910 c53be5c02211 superJumbo e1544780896487

Sipas ‘The New York Times’, Dushku besonte se aktori në fjalë kishte një sjellje shumë ngacmuese dhe kishte krijuar një ambient shumë të papërshtatshëm për punë. Kjo e ka motivuar Elizën që të flasë edhe me shkrimtarin e spektaklit, Glenn Gordon Caron. Në vend që Glenn të zgjidhte çështjen e hoqi Elizën nga shfaqja dhe për këtë arsye ajo hodhi në gjyq ‘CBS’ për largimin e papritur. Të gjitha akuzat e Eliza Dushkut u konfirmuan dhe më pas u dëmshpërblye me 9.5 milionë dollarë, gjithë shuma që do të kishte fituar nëse do të punonte gjatë 4 sezoneve në dramë.