Elvana feston ditëlindjen e 32-të, por kujton me nostalgji…

Showbiz

elvanagjkonc2.jpg

Ditëlindja e 31-të e artistes Elvana Gjata do të ishte një festë sa për miqtë e ngushtë edhe për publikun e gjerë! Këngëtarja vendosi të organizonte një koncert përballë një publiku prej 100 personash e më pas këtë të fundit do e transmetonte pjesë pjesë në rrjetet e saj sociale dhe platformat e ndryshme online.

E në ditëlindjen e 32-të Elvana bëhet nostalgjike për atë kohë e riposton në Instagram një video-kolazh tek këndëon disa prej këngëve të albumit “3”, të cilat u pëlqye pa masë dhe mbeten gjatë në kujtesën tonë.

“Si sot një vit më parë. Gëzuar ditëlindjen “3”! Faleminderit Pirro për muzikën që më dhurove e që nuk të shteron kurrë! Faleminderit Darko për punën e shkëlqyer në këtë projekt!”- shkruan krah videos Elvana Gjata.

elvanagjkonc.jpg

Po ashtu në Instastory-in e saj, Gjata ka publikuar disa video, prapaskenat e krijimit të këngëve, ku shfaqet së bashku me kantautorin e njohur Pirron, me të cilin bashkëpunoi për të sjellë këtë album.

Vetëm pak ditë më parë këngëtarja u kthye pas shumë kohe mungesë në rrjetet sociale duke treguar se periudha pas ngjarjes në ish-Bllok kishte qenë një nga më të vështirat për të. Megjithatë miqtë e saj të ngushtë, kolgetët e fansat iu gjendën pranë duke i dhënë të gjithë mbështetjen.