Emina Cunmulaj, ftohet nga universiteti amerikan të…

Showbiz

emina dtl
Ish-modelja Emina Cunmulaj ka zbuluar ditën e djeshme një surprizë të madhe për të gjithë ndjekësit e saj. Në datë 14 prill ajo do të jetë në Michigan ku do të ndajë eksperiencën e saj jetësore me të gjithë studentët e universitetit që ndodhet aty.Emocionin për këtë projekt të ri që do marrë jetë shumë shpejt, Emina e ndau me të gjithë me anë të disa videove.

54730382 918900811834691 7968661645578731520 n

Në parantezë, përfaqësuesit e universitetit kanë prezantuar arsyen pse ja bënë këtë ftesë bukuroshes me origjinë shqiptare. Në shkrimin e botuar thuhet se modelja do japë një leksion jetësor bazuar në eksperiencën e saj që e çoi nga Mali i Zi dhe jeta në fshat drejt pasarelave më të famshme në botë.Edhe njëherë tjetër, Emina ka shansin të ndajë me të gjithë botën eksperiencën e saj duke u nisur nga origjina tek arritjet profesionale.

55639994 336582656966726 4615012706821341184 n