Engin Akyürek në projektin e ri, krah aktorëve ndërkombëtarë

Showbiz

Një hap i madh është hedhur nga ylli i serialeve turke Engin Akyrek për projektin e tij të radhës i cili do të jetë një realizim ndërkombëtar. Aktori të cilin e kujtojmë me personazhin e Mustafait në serialin “Përtej reve” , po përgatitet për serialin e ri ku do të interpretojë krahë aktorëve të famshëm të kinemasë ndërkombëtare. Ai do të shfaqet për fansat në një serial që do të transmetohet në një platformë dixhitale. Deri tani janë zbuluar disa detaje nga projekti i ri ku ai do të marrë pjesë. Është mësuar se projekti në të cilin aktori do të interpretojë, do të zgjasë 8 episode. Jagiz Alp Akajdën, një nga regjisorët më të suksesshëm të kinemasë turke do të udhëheq xhirimet. Puna për realizimin e këtij projekti i cili do ta çoj para karrierën e Akyrek  me një tjetër interpretim suksesi pritet të filloj në muajin e ardhshëm.