Enis Arikan përgatitet për projektin e ri/ Ja emrat e njohur me të cilët ndan sheshxhirimin

Showbiz

Cilësuar si njëri nga aktorët më të preferuar në rrjetet sociale,   Enis Arikan së fundmi është parë duke shijuar një koncert dhe ka teguar  se prej një kohe të gjatë nuk i kishte dedikuar mjaftueshëm kohë  pasioneve dhe dëshirave të tij. Arikan ka rrëfyer se të shkonte në kinema apo të shijonte nga afër një koncert, ishin zgjedhjet e tij sa herë që gjente kohë të lirë.

Gjithashtu ai u shpreh se çdo aspekt i jetës së tij shkon mirë dhe ndihet është i kënaqur dhe falënderues për këtë.

Ndërkohë Arikan zbuloi se bashkëpuniumi me aktoren Hazal Kaya dhe Onur Tuna për projektin e tij të ri, është shumë i dashur për të, jo vetë se puna e bërë në sheshxhirim ka qenë e  bazuar mbi një bashkëpunim e komunikim cilësor, por edhe sepse aktori e gjeti veten shpejt të përshtatur me karakteristikat e personazhit të tij.