Era Istrefi feston me ‘Twerk’ sukseset e rradhës që do lançojë së shpejti…

Showbiz

era twerk

Këngëtarja Era Istrefi përmbylli një vit të suksesshëm, pas depërtimit në tregun ndërkombëtar dhe performancës në Kampionatin Botëror. Ndërkohë vazhdon të jetë aktive dhe shumë e ndjekur në rrjetet sociale, në të cilat shpesh ndan me ndjekësit imazhe të ndryshme nga jeta e saj e përditshme. Së fundmi, ajo ka vendosur që për ndjekësit e saj në Instagram të publikojë një video mjaft provokuese, ku shfaqet duke kërcyer “twerk”.

Ajo tund të pasmet e saj nën ritmet e këngës së preferuar, ndërsa merr mijëra pëlqime dhe komente nga ndjekësit e saj. Era ka treguar edhe se është duke përgatitur një këngë të re në shqip me motrën e saj, Norën. Përveç kësaj, ajo ka paralajmëruar edhe shumë bashkëpunime tjera ndërkombëtare.