Ermal Fejzullahu i bën urimin special Sabri Fejzullahut, në 50 vjetorin e karrierës së tij!

Showbiz

sabrimm
Sabri Fejzullahu feston sot 50 vjetorin e karrierës së tij muzikore. Për këtë rast, është organizuar një koncert ku kanë qenë të ftuar shumë figura të njohura të skenës. Sigurisht, nuk mund të mungonte një dedikim nga djali i tij, këngëtari Ermal Fejzullahu.

“Urime 50 vjetorin krenaria e vendit tonë… e festofshim 50 vjetorin e karrierës time bashkë,” ka shkruar Ermali. Ndërkohë që në fjalimin që ka mbajtur gjatë mbrëmjes, ai ka treguar se babai i tij është shembulli që fëmijët e Ermalit duhet të ndjekin.