Ermal Meta në mbrojtje të emigrantëve në Itali: Ai mund të isha unë!

Showbiz

meta
Ermal Meta u largua nga Shqipëria rreth 24 vite më parë drejt Italisë. Ai së bashku me nënën, motrën dhe vëllain e tij, morën këtë vendim të rrezikshëm pa e ditur se çfarë i priste në vendin fqinj. Fatmirësisht ky largim ishte me fat për këngëtarin dhe sot ai është një nga artistët më të rëndësishëm të muzikës në Itali. Pikërisht për këtë arsye, Meta ka dalë kundër ligjeve të emigrantëve që janë vendosur në Itali. Në një intervistë për “Donna Moderna”, kantautori tregon se është kundër vendimit të ministrit të brendshëm italian, Matteo Salvini, për të mos mbështetur refugjatët që vijnë nga Libia.

ermal meta

“Nëse do të kishte ndodhur 24 vjet më parë kjo që po ndodh tani, nuk do të isha këtu, duke bërë muzikë. Dhe si unë, edhe shumë të tjerë. Para kufijve ekzistojnë njerëzit dhe i duhet dhënë një mundësi jetës. Ndihem keq me këtë që po ndodh. Sot, një pjesë e botës vuan dhe kërkon të shpëtojë pikërisht ekzistencën, të mos vdesë. Shumë vite më parë, kjo pjesë e botës më takonte, sepse unë isha pjesë e saj. Dhe duket se nuk duan t’i gjejnë një zgjidhje këtij problemi. Më kall datën kjo situatë.” – u shpreh Ermal Meta.