Ermal Meta: Shqipëria dhe Italia, ja çfarë mësimi më dhanë këto dy shtete

Showbiz

ermalmeta

Ermal Meta një krenari shqiptare përtej kufijve, ka dhënë së fundmi një intervistë për gazetarët italianë. Ai në një pjesë të intervistës është pyetur nga gazetari se çfarë ka mësuar ai nga Shqipëria dhe çfarë ka mësuar nga Italia.

ermal meta teksty pesen

Shumë bukur ai përgjigjet duke thënë këto fjalë:
“Nga Shqipëria kam mësuar se liria ka rrënjë më të thella, nuk është si një pendë që e merr era. Një pemë është më ë lirë se një gjethe që fluturon nga fryn era”.

ermal meta

Nga ana tjetër për Italinë ai shprehet: “Nga Italia kam mësuar se nëse kërkon të marrësh 10 duhet gjithmonë të synosh për 100 dhe të shpresosh që gjithçka të shkoje mirë “ – ka thënë Meta me humor.

Lexo gjithashtu: Kush është autori i surprizës romantike të Encës në Paris?