Fansat akuzojnë Ronelën për photoshop, këngëtarja iu kthen përgjigjen e papritur!

Showbiz

ronelaaa
Rregullimi i fotove me “photoshop” për të qenë sa më perfekte është kthyer gati-gati në një mani për personazhet e famshme. Ai po përdoret aq gjerësisht saqë po na duket sikur nuk po i njohim më personazhet VIP. Nisur nga kjo mani, jo ta pakta janë rastet që fansat i shigjetojnë drejtpërdrejtë personazhet e famshme për përdorimin e “photoshp”-it.

ronela dora

E njëjta gjë duket se ka ndodhur së fundmi edhe me Ronela Hajatin.Këngëtarja ka postuar së fundmi në profilin e saj në Instagram një foto ku dora e saj nuk duket shumë mirë. Ndjekësit e saj të shumtë e kanë akuzuar se ajo ka bërë “photoshop”, duke qenë se kanë vënë re se diçka nuk shkon me dorën e saj. Mirëpo pas këtij lumi akuzash Ronela ka reaguar duke lënë një koment ironik.“E kam hequr me ‘photoshop’ se nuk më pëlqente si dorë”, ka thënë Ronela.