Fansi i fiksuar s’ia lëshon duart dhe Bebe Rexha e lë gojëhapur me veprimin e saj

Showbiz

Mbrëmjen e djeshme Bebe ka performuar në Brazil. Si çdo herë tjeter, një grumbull i madh njerëzish ishte mbledhur për të shijuar koncertin e saj. Fansat u treguan shumë të lumtur teksa Bebe këndonte dhe ndante magjinë e këngës me ta.
Për të qenë sa më afër publikut, Bebe vendosi t’i përshëndeste nga afër fansat e saj duke u afruar drejt tyre. Mirëpo pikërisht në këtë moment i ndodhi një e papritur!
Një fans i fiksuar pas saj nuk po ia lëshonte duart dhe duke i qarë i thotë që e do shumë. Menjëherë sigurimi vrapon për ta ndaluar, por Bebe i habiti të gjithë me veprimin e saj.
Ajo e përqafon fansin, i cili mezi po e mbante veten nga lumturia, dhe bashkë me të me duar të kapura niset për në skenë. I gjithë publiku u ndez nga brohorimat. Këngëtarja e ndau një video të këtij momenti në Instagram dhe krahas saj ka shkruar: ‘I dua fansat e mi kaq shumë! Faleminderit Brazil!”

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Bebe Rexha (@beberexha) on