Fansi ofendon Gretën, përgjigja e saj e la pa fjalë…

Showbiz

grafkois.jpg
Ajo është një nga këngëtaret më të dashura të publikut shqiptar. Greta Koçi ka dashur gjatë gjithë kohës të mbajë larg ekranit jetën e saj private duke lënë të kuptohet se nuk ka dikë pranë saj. Këtë fakt ia kanë vënë në dukje edhe fansat duke i thënë se mbeti beqare. Një ndjekës në ‘Instagram’ i ka vënë së fundmi në dukje Gretës pikërisht këtë detaj.
Ai i shkruan këngëtares se, në fakt, ajo po plaket pa të dashur, mirëpo përgjigjja e Gretës me siguri e ka lënë ndjekësin me gisht në gojë. “Së pari, qëllimi i jetës nuk është vetëm për të dashur, por të kesh dashuri me të gjithë njerëzit e zemrës, të kesh sukses dhe të jesh i zoti t’i bësh ballë jetës me dinjitet, në mënyrë që ai “Dashuria” kur të vijë tek ty, të të dojë e respektojë me tërë zemrën dhe të jetë i gatshëm që bashkë me ty të ndërtojë një jetë të bukur dhe të shëndetshme. Të garantoj që ai që do vijë drejt meje nuk do jetë i dashur, por do jetë burrë me plot kuptimin e fjalës dhe do jetë njeri me vlera dhe integritet.”- shkruan këngëtarja në postim.

gretofedna.png