Fejesa e Justin me Hailey është thjesht një manipulim?

Showbiz

justin dasme
Që pas përhapjes së lajmit të fejesës së Justin Bieber me Hailey Baldwin, skeptikët janë shprehur se fejesa e tyre mund të jetë e rreme apo se ky ka qenë një vendim i nxituar prej Justin dhe se lidhja e tyre nuk do të zgjasë as deri ditën e dasmës. Por si çdo gjë tjetër në Hollivud, gjërat nuk janë ashtu siç duken. Një intervistë e vjetër me Bieber ka dalë në shesh kohët e fundit, ku këngëtari është shprehur, që në moshën 21 vjeçare, se një ditë ai mund të martohet me Hailey.

justin hailey
Të dy ata kanë qenë miq të mirë që prej 2009-ës dhe kanë patur një lidhje të shkurtër në 2016-ën. “Po sikur Hailey të përfundojë të jetë vajza me të cilën unë do të martohem?, ka thënë ai për GQ Magazine në 2016-ën. Epo mesa duket çdo gjë ka qenë e planifikuar dhe ne nuk kemi ditur asgjë gjatë gjtihë kësaj kohe.