Fejohet Majk? Surpriza për të dashurën paska qenë vetëm fillimi!

Showbiz

majk fejese
Përpara pak ditësh, Majk ndaloi koncertin e tij dhe thirri në skenë partneren e tij, Melita Nushin. Reperi i dhuroi asaj një tufë me lule si dhe i bëri një deklaratë dashurie përpara të gjithë publikut që ndodhej aty. Duket se Majk tashmë përveçse nuk e fsheh më lidhjen e tij, ka vendosur që t’i bëjë gjërat akoma më serioze.

majk melita

Burime të afërta pranë çiftit, tregojnë se shumë shpejt këngëtari do të fejohet. Ata e kanë diskutuar këtë gjë dhe ndihen gati për të hedhur një hap më tej në marrëdhënien e tyre. Melita duket se është vajza që Majk ka kërkuar përherë të ketë në krah, e cila mbi të gjithë e mirëkupton profesionin e tij dhe jetën që ai bën.