Flet gazetari turk: Fansat të bëjnë kujdes kur kërkojnë aktorë të caktuar në ekran si rasti i Elcin dhe Baris

Showbiz

mesut yar en 133943SP

Së fundmi, Gecce.com ka realizuar një anketim për ndjekesit e saj në lidhje me aktorët e tyre të preferuar të cilët do të vijnë këtë sezon në ekran. Ndër të tjera përmendim, filmin e ri nga Elcin Sangu dhe Baris Arduc (lexo këtu) apo serialin “Perla e zezë” me protagonist Hande Ercel dhe Tolgahan Saysiman.

“Fansat duhet të bëjnë kujdes kur të përgjigjen, të lexojnë me kujdes pyetjet” – ka thënë gazetari Mesut Yar “Nuk është çudi që në vend të parë është Engin Akyurek është në vendin e parë, më pas Elcin Sangu dhe Baris Arduc, fansat e tyre janë të shumtë” – ka shtuar Yar. Në vendin e katërt është renditur Kenan Imirzalioglu ndërsa në të pestin Hazal Kaya.
Emra si Hande Soral apo Emre Kinay jane në fund të klasifikimit, edhe pse janë aktorë mjaft të talentuar.

Këto lloj anketimesh në Turqi bëhën për të “matur pulsin” e fansave, në mënyrë që në ekran të vijnë aktorët më të dashur. Nga ana tjetër, prej tyre varet karriera e një aktori në një kohë që të gjithë luftojnë për të qënë të parët.