Flor Mumajesi feston ditëlindjen mes dedikimesh emocionuese…

Showbiz

mumajesi
Ditën e sotme këngëtari dhe kantautori Flori Mumajesi feston ditëlindjen. Ndër të parët që e uruan ishin miqtë e tij më të ngushtë. Getoar Selimi, Klajdi Haruni ishin dy nga emrat të cilët në këtë ditë zgjodhën të shkruajnë për mirënjohjen që kanë për të.

flor geti

“Të gjithë e dinë kush je dhe çfarë muzike bën, por unë e di që e gjitha kjo buron nga zemra dhe shpirti që ke. Rrofsh aq sa do rrojnë veprat e tua. Gëzuar ditëlindjen vëlla”,-ka shkruar Getoari.

haruni
Ndërsa bashkëpunëtori i tij Klajdi Haruni zgjodhi këto fjalë: “E kë thënë vetë, rrugën e kemi të gjatë bashkë. Edhe 100 vjeç vëllai im. Të dua shumë”.