Foto/ Angelina kapet duke bërë “shopping” me vajzën Shiloh në ditëlindjen e Brad Pitt

Showbiz

 

dvdvvdvdvdvdvd

Pas divorcit, aktorja e famshme, Angelina Jolie, pothuajse nuk del në publik. Megjithatë, ajo është fotografuar duke bere shopping me fëmijën e saj.

Për divorcin e çiftit të famshëm në Hollywood flitet prej plot tre muajsh. Megjithatë, Angelina Jolie dhe Brad Pitt nuk pushojnë t’i japin shkas mediave që për ta të shkruhet përsëri.Angelina vazhdimisht po i fshihet nga kamerat. Megjithatë, një person ka arritur që fshehurazi ta kap atë në foto ndërkohë që ishte duke bërë shopping me vajzën e saj biologjike. Sipas burimeve të Us Weekly aktorja ka blerë një aparat fotografik për Shiloh. Angie ishte e veshur me të zeza, me flokët e saj në një formë bishti dhe me syze dielli. E vetmja gjë që mund të vërehet është se ajo është shumë e dobët.

Është interesant se në të njëjtën ditë kur ajo u vërejt, ishte ditëlindja e ish bashkëshortit të saj, Brad Pitt.

scscscscs