Fotoja e parë me barkun e rrumbullakosur: Eliza Dushku duket kaq e ëmbël gjatë shtatzanisë!

Showbiz

dushku
Aktorja me origjinë shqiptare rreth një muaj më parë, konfirmoi se është në pritje të fëmijës së saj të parë. Gjatë ditës së djeshme, 39- vjeçarja ka postuar në Instagram, 2 fotografi ku shkruante “Ne kemi dashuri për të gjithë”.

dushku 2

Eliza Dushku e celebroi dashurinë e saj me 55- vjeçarin Peter Palandjian, që është drejtor ekzekutiv i “Intercontinental Real Estate Corporation” në gushtin e vitit të shkuar.Dushku ka preferuar që ta mbajë të fshehtë romancën e saj. Madje edhe foto nga ceremonia e tyre martesore janë të pakta.