Gashi dhe Ledri «të paduruar» për bashkëpunimin e tyre të fundit!

Showbiz

ledri gashi

Ledri dhe Gashi do të sjellin një këngë së bashku dhe ende pa dalë të gjithë e konsiderojnë një hit të padiskutueshëm. Këto pritshmëri kaq të larta duket se i kanë edhe vetë dy këngëtarët pasi tregohen shumë entuziastë në rrjetet e tyre sociale për këtë bashkëpunim. E ndërkohë që mendojmë se është Ledri entuziast që po bën një duet me Gashin, Gashi na shfaq komplet të kundërtën. I paduruar deri në datën e publikimit të këngës ai na tregon të gjithëve fragmente nga kënga. “That’s mine” është titulli i këngës që do të lançohet në datën 20 Dhjetor.