Gazetari i njohur shqiptar rrëfen një nga vuajtjet e tij më të mëdha live në emision!

Showbiz

Tring Stars është një emision të cilin e ndiqni çdo të premte ora 18:20 në Jolly HD. Të ftuarit në këtë emision përveçse janë tepër interesant, herë pas here bëjnë deklarata që nuk i dinim më parë, dhe kjo falë nxitjeve të vazhdueshme që i bën moderatorja simpatike, Katerina Trungu.
I ftuari i kësaj jave ishte Klinton Zeqiraj i cili në postin e gazetarit është mësuar vetëm “të thumbojë”! Këtë herë ndodhi e kundërta, ishte Katerina ajo që “zbuloi” sekretin e tij. Klinton deklaroi se vitin që lamë pas ka kaluar një periudhë shumë të keqe në jetën e tij për shkak të ankthit dhe panikut.
“As vetë se di se si më ndodhi dhe kur e kujtoj më duket e tmerrshme! Pavarësisht se në aparencë mund të dukesha i lumtur përbrenda e vuaja shumë. Por, falë zotit tani e kam kaluar dhe jam shumë mirë!”,- rrëfeu Klinton për Tring Stars.