Genës i ndalohet përjetësisht hyrja në SHBA!

Showbiz

gena
Shpeshherë, këngëtarët shqiptarë ftohen në Shtetet e Bashkuara të Amerikës për të mbajtur koncerte për komunitetin shqiptar atje, kryesisht ata të muzikës së lehtë dhe popullore. Një nga këta është dhe Gena, shumë i preferuar nga publiku.E mgjithatë, sipas disa burimeve këngëtarit i është ndalur hyrja në SHBA për shkak të problemeve me mosparaqitjen e tatimeve të koncerteve që ka zhvilluar.

12345

Pasi ishte njohur me këtë vendim, ai ishte përpjekur të hynte në këtë shtet nëpërmjet pasaportës greke por nuk ia ka arritur, e për këtë tentativë, institucionet në SHBA i kanë ndaluar hyrjen përjetësisht në territorin e tyre.Një vendim i njëjtë është marrë dhe për këngëtarin e muzikës popullore nga Kosova, Shkëlzen Jetishi, i cili po ashtu kishte probleme me tatimet. Ndërkohë, që para disa kohësh edhe artistit Afrim Muçiçi i është ndaluar hyrja në SHBA. Mesa duket, kjo do të jetë një masë që do të praktikohet më shpesh nga Ambasada Amerikane dhe institucionet përkatëse, sidomos për këngëtarët që marrin viza turistike për të zhvilluar koncerte.