Gent Fatali heq dorë nga studio muzikore dhe flet për ‘të dashurën misterioze’!

Showbiz

gentiiiiiiiii
Gent Fatali ka qenë në qendër të vëmendjes kohët e fundit për shkak të lajmeve për një lidhje të mundshme me motrën e Loredanës, Rozafa Zefi. Këngëtari ka zbuluar se në fakt ato kanë një lidhje gjaku, pasi Rozafa është vajza e hallës, ndërsa Mozzik baxhanaku i tij. Ai gjithashtu ka thënë se kënga e re me titullin “Ma Jolie” mund të jetë një dedikim, megjithatë ua ka lënë në dorë fansave ta vendosin.

GentFatali

Përsa i përket këngëve të reja, Genti ka paralajmëruar se ka në plan të publikojë shumë projekte, por ka zbuluar se tashmë është duke punuar individualisht. “I lirë si zogu”, kanë qenë fjalët e tij, duke zbuluar kështu largimin nga ‘Max Production’. Kjo gjë ka ndodhur jo për ndonjë arsye të veçantë, por ka qenë diçka që e kanë vendosur të dyja palët dhe duke qenë se marrëdhëniet vazhdojnë të jenë të mira, mund të shohim bashkëpunime në të ardhmen.