Gerta Mahmutaj në Tring Stars: Guxoj të provoj atë që nuk e kam provuar më parë!

Showbiz

gerdtata

Gerta Mahmutaj ka qenë e ftuar në emisionin Tring Stars ku na ka treguar diçka më shumë për veten. Një këngëtare e cila performon live në lokale të ndryshme të vendit, duke rrëmbyer duartrokitje dhe admirim. Gerta kujtohet nga publiku jo vetëm nga pjesemarrja e saj tek “Gjeniu i vogël”, por edhe për këngen që ka realizuar së bashku me vëllain e saj Klejti Mahmutaj “Në ditar një dashuri”. E pyetur për këtë kujtim, Gerta pohoi se Klejti është partneri i saj ideal nga i cili nuk do të heqë kurrë dorë.

21769869 532233010502104 244362175 n

Por partner i pandarë i Gertës është edhe dj John Van Ride, me te cilin ka disa bashkepunime të suksesshme. John e deh Gerten. Kështu ka thënë këngëtarja jo vetëm nëpërmjet këngës “Pija me emrin tënd” por edhe përgjatë intervistës në Tring Stars. Ata janë në një lidhje të bukur dashurie por nuk preferojnë të vendosin afate apo stade në marrëdhënien e tyre. “Gjithçka ja lëmë në dorë natyrshmërisë” ka thënë Mahmutaj. E pyetur nga prezantuesja Katerina Trungu, nëse do të guxonte të bënte një photoshoot interesant siç bëjnë një pjesë e kolegëve të saj, Gerta ka thënë se do të guxonte të provonte dhe të eksperimentonte mbi gjëra që nuk i ka provuar më parë.
.