Gigi dhe Zayn rikthehen bashkë?

Showbiz

gzhd
Ndarja e tyre shokoi jo pak fansat e çiftit të famshëm. Kur Gigi Hadid dhe Zayn Malik deklaruan se nuk janë më bashkë, ndjekësit e tyre më të zjarrtë u mërzitën nga kjo ndarje. Pas 2 vitesh lidhje, aktori dhe modelja vendosën t’i ndajnë rrugët e tyre. Gjithsesi, fansa të çiftit, gëzohuni, pasi ata mund të jenë ribashkuar.

zaynshpi

Daily Mail ka publikuar foto të Zayn, teksa hynte dhe dilte nga apartamenti i Gigi-t në New York. Aktori ka kaluar natën me shumë gjasë në shtëpinë e Gigi-t dhe të nesërmen ka dalë sërish me të njëjtat rroba. Kjo gjë ka ringjallur shpresat se mos dyshja e famshme janë pajtuar? Kjo gjë nuk dihet me siguri, pasi për sa kohë ata të dy nuk flasin për këtë ribashkim, çdo gjë mbetet e dyshimtë.