Gigi Hadid shkëlqen në festën e ditëlindjes së saj!

Showbiz

gigi varse
Ditën e sotme Gigi Hadid feston 24-vjetorin e lindjes, por festa për të ka nisur që në mesnatë. Ajo ka mbledhur disa nga emrat më të njohur të botës së modës për të festuar në Manhattan. Gigi u fotografua përkrah Bella Hadid, e cila nuk mund të mungonte në festën e motrës së saj. Të dy motrat ishin veshur shumë thjeshtë, megjithatë dukeshin mjaft bukur.

12594486 0 image a 34 155598537111312594470 0 image m 33 1555985359733

Ato kishin zgjedhur të visheshin me xhins dhe veshjet e tyre i kishin kombinuar me disa aksesorë.Motrat nuk ngurruan të përshëndesnin edhe kamerat të cilat dëshironin të shkëpusnin diçka nga festa e tyre. Në festën e organizuar nuk mungoi as Yolanda Hadid, e cila është nëna e dy modeleve të njohura. Edhe Yolanda kishte bërë të njëjtën zgjedhje si dy vajzat e saj dhe si gjithmonë dukej në super formë fizike.

12594472 6949071 All smiles Gigi and Bella s mother Yolanda Hadid also attended t a 8 1555989836779 193x400