Nga kamarier në aktor, njihuni me historinë e aktorit të «5 Yjet»

5 Yjet

estb

I lindur në 13 prill të vitit 1977, Esteban Lamothe është një aktor i njohur argjentinas ku ka spikatur në filmat e tij The student, El otro nombre etj.
Deri në moshën 30 vjeçare ka punuar si kamarier derisa fitoi role në fushën e kinematografisë.

Në vitin 2011 me filmin e tij “El alumno” ai u bë fytyrë e njohur për publikun dhe vazhdoi me pjesëmarrjet në filmat si Sos mi hombre dhe Farsantes. Në 2016 ai ishte protagonisti kryesor në serialin Stockholm dhe The lost identity. Këte vit ai është protagonist në pjesën e dytë të ‘El marginal’ në vend të Juan Minujin.

Përsa i përket jetës sentimentale aktori ka qënë i lidhur që në vitin 2007 me aktoren Julieta Zylberberg. Në 8 dhjetor të vitit 2012 ata u bënë prindër për herë të parë të një djali të quajtur Luis Ernesto. Në 31 maj të vitit 2017 aktori konfirmoi ndarjen nga aktorja.

rJUFoO2WW 930x525