Angelique Boyer i bën dedikimin romantik Sebastian Rulli…

Baba me kohe te plote

angeliquee
Sebastian Rulli, aktori i njohur nga serialet “Tre Anat” dhe “Baba me kohë të plotë”, ka pranuar të luajë një rol të rëndësishëm në karrierën e tij, i cili do e bëjë të njohur edhe në shumë shtete të tjera. Nëpërmjet një postimi në ‘Instagram’ ai është shprehur se ky është roli që ka pritur prej kohësh dhe se është duke punuar fort për t’ja dalë ta kryejë me sukses.Teksa sot kanë filluar edhe xhirimet e para, partnerja e tij, aktorja Angelique Boyer, protagonistja e serialit “Tre Anat”, ka ndarë me ndjekësit e saj në ‘Instagram’ një foto bashkangjitur dhe një dedikim romantik.

Screenshot 57 600x461
“Jeta ime, Sebastian Rulli. Ti je bërë një nga njerëzit më të rëndësishëm të jetës sime. Je prioriteti im nga i cili unë marr edhe shumë kënaqësi. Je arsyeja ime për të ëndërruar dhe unë dua që ti të jesh pjesë e vendimeve dhe dëshirave të mia. Le të rritet pa kufij, gjithmonë në paqe. Sot ti filloni një udhëtim të ri, një aventurë që është bërë një ëndërr e vërtetë. Unë jam shumë krenare për ty dhe të admiroj në çdo mënyrë. Të dua çdo ditë edhe më shumë”,- shkruan bukuroshja. Kujtojmë se Sebastian dhe Angelique janë duke përjetuar një histori të bukur dashurie, që prej vitit 2014-të.

Screenshot 56