Është transmetuar episodi i fundit i “Dashuri e pafund” – Lexoni çfarë shkruajnë aktorët

Dashuri e pafund

finalbodum

Është trasmetuar mbrëmjen e djeshme episodi i fundit i një nga serialeve më të ndjekura të momentit “Dashuri e pafund”. Ky serial me protagonist Neslihan Atagul dhe Burak Ozcivit rrëmbeu zemrat e të gjithë publikut. Suksesi i tij doli jashtë kufinjve të Turqisë dhe aktualisht vazhdon transmetimet në dhjetëra vende deri në Argjentinë dhe Kili. “Dashuri e pafund” u kthye në një nga serialet më të dashur edhe për publikun shqiptar. Po ndajmë me ju në galerinë e mëposhtme disa nga postimet e aktorëve kryesorë në rrjetet e tyre sociale. Edhe ata, ashtu si ju ndihen keq që ky serial i mrekullueshëm përfundoi!