Aktori i kopertinave: Baris Arduc mund të ngatërrohet fare lehtë me një model profesionist!

Dashuri me qira

KUIC

Shpesh thonë se në botën e artit dhe kinematografisë duhet talenti dhe jo pamja e jashtme. Por, praktika na ka treguar se aparenca e aktorëve është një plus tepër i konsiderueshëm. Nëse përballë kemi dy aktorë njëlloj të talentuar, jemi të vetdijshëm që nëse do na duhej të zgjidhnim ndërmjet tyre, do vendosnim në bazë të pamjes së jashtme.

barisi 2

Baris Arduc është personazhi që ne kemi përzgjedhur sot për rubrikën InstaSpy! Ai është një nga aktorët që “çmendi” shumë ndjekëse të serialit “Dashuri me qira”. Por, përveç aktrimit dhe rolit në këtë film, Baris mund të jetë shumë ndryshe në jetën e tij private. Nëse hap Instagramin e tij gjëja e parë që bie në sy është që ka qenë në kopertinën e shumë revistave. Fotot e tij ndahen në dy kategori: profesionale ose selfie. Selfiet e Baris janë tepër spontane dhe tregojnë shumë për përditshmërinë e tij.

barisi 1