Cila është lidhja që ka aktorja turke Elcin Sangu me Lady Diana?

Dashuri me qira

elcindlayd

Elcin Sangu ka dhënë një intervistë për BeStyle Magazine. Ndër pyetjet më interesante ishte ai i rolit që aktorja e “Dashuri me Qira” ëndërron të interpretojë. Elcin u shpreh se shpirtërisht ka një lidhje të fortë me Lady Dianën e Anglisë dhe ëndërron që një ditë të luajë rolin “Princess Diana”. Lady Diana vdiq në vitin 1997 në Paris në një aksident rrugor i cili hap polemika dhe diskutime të shumta. Nëse filmi do të realizohet, shikueshmëria do të jetë e garantuar pasi të gjithë do duan të rishikojnë Elcin si Diana. Deri atëherë, Sangu mund ta ndiqni në Tring në ekranin e 3Plus me “Dashuri me Qira”. Momentalish, aktorja flokëkuqe po xhiron një projekt krah aktorit të njohur Kivanc Tatlitug.

large.jpg