Dalin detaje të reja nga roli i Elcin Sangu si vampire, aktorja ndryshon pamjen e saj

Dashuri me qira

elcinsangivamp

Ylli i serialit “Dashuri me Qira”, Elcin Sangu do të vijë së shpejti për publikun e gjerë në BluTv me një serial të ri. Këtë herë, Elcin do të jetë plotësisht ndryshe nga ç’jemi mësuar ta shohim zakonisht, pasi vet roli i saj është i tillë. E imagjinoni dot Elcin si një vampire?

 

A post shared by ELÇİN SANGU (@elcinsangu) on Dec 13, 2017 at 7:49am PST

Seriali do të xhirohet në Turqi. Në qendër të historisë është Mia, një vajzë e cila është shëndrruar në vampir por dëshira e saj më e madhe është të jetë human përsëri. Pikërisht ky është roli i Elcin Sangu, e cila së fundmi ka prerë flokët për të qenë sa më afër personazhit.

 

A post shared by ELÇİN SANGU (@elcinsangu) on Dec 24, 2017 at 2:13am PST

Në një klub nate në Stamboll, Mia do të takohet me Dmitry, një vampir dëshira e të cilit është të jetë i pavdekshëm. Mia do të përballet me këtë të fundit së bashku me një grup rebelesh, për të fituar përsëri jetën e saj si njeri. Ngjarjet e kësaj historie nisin në vitet 1800.

 

A post shared by ELÇİN SANGU (@elcinsangu) on Dec 24, 2017 at 2:13am PST

Të tjerë emra të njohur të cilët janë pjesë e kastit janë Kerem Bursin dhe Birkan Sokullu ose siç ne e njohim Kerim nga “Flakë pasioni”.

 

A post shared by Kerem Bursin (@thebursin) on Apr 18, 2016 at 7:39am PDT

 

A post shared by Birkan Sokullu (@birkansokullu1) on Sep 10, 2016 at 2:42am PDT