Dy projekte njëkohësisht për Baris Arduc por ai zgjedh vetëm njërin prej tyre

Dashuri me qira

baris beren elcin

Të gjithë e njohim si Omer nga “Dashuri me Qira” por karriera e Baris Arduc po njeh të tjera suksese për veç këtij roli. Vetëm gjatë këtij sezoni atij iu propozuan dy projekte. Së pari me aktoren Beren Saat për filmin “Kasino” dhe më pas me aktoren Elcin Sangu për filmin “Yimda Kal”
Megjithatë, sipas gecce.com, Baris ka preferuar projektin me aktoren flokëkuqe Elcin Sangu dhe nuk ka deklaruar asgjë zyrtare mbi interpretimin në krah të aktores Beren Saat. Pritej që xhirimet për filmin “Kasino” të nisnin në muajin Gusht por kjo gjë nuk ka ndodhur. (Lexo më shumë këtu).