I dashuri i Elcin Sangu largohet nga kinemaja gjatë skenave të puthjes së saj dhe Baris Arduc

Dashuri me qira

elcin21

Filmi “Kohë për lumturi” ka risjellë në vemendjen e të gjithëve Baris Arduc dhe Elcin Sangu. Pas skenave te puthjeve mes dy aktorëve, fansat kanë reaguar duke pretenduar ndjenja të vërteta mes dyshes së aktorëve. Nga ana tjetër, sipas shtypit turk i dashuri i aktores, biznesmeni Yunus Ozdiken është larguar nga salla e kinemasë kur skenat e puthjes kanë filluar të shfaqen. Ai është futur përsëri në sallë kur këto skena kanë përfunduar. Ja se çfarë ka thënë Ozdiken në lidhje me këtë sjellje:

“Unë e respektoj shumë Elcin dhe punën e saj, kam shumë besim tek ajo. Është një profesioniste e vërtetë por ishte zgjedhja ime personale mos t’i shihja skenat e tilla.”

“Kjo nuk do të thotë se unë jam i nevrikosur me të apo se kam dyshime. Nuk ndihesha rehat të shihja skena të tilla ndaj veprova ashtu siç të gjithë e patë” – ka përfunduar biznesmeni.