Mendoni se Pamirin e kishit parë edhe në një serial tjetër? Kishit të drejtë, zbuloni se ku

Dashuri me qira

paapaa

Emri i vërtetë i Pamir në serialin “Dashuri me Qira” është Seckin Ozdemir. Ai ka lindur më 25 gusht 1981 në Stamboll dhe nuk e ka nisur karrierën si aktor. Në vitin 2000, Seckin nisi të punojë në radio për “Red FM” program me muzikë të huaj. Gjithashti, ai performonte si DJ në klube të ndryshe të Stambollit, Antalyas dhe Bodrumit.

Ishte viti 2004 kur Seckin u bë pjesë e televizionit por ende jo si aktor. Ai filloi të punonte në programe të ndryshme televizive. Ai ka prezantuar emisione muzikore për të rinj në televizion duke mbajtur në këtë mënyrë lidhjet me pasionin e tij.

Më vonë, Seckin studio për aktrim dhe si rrjedhim mori pjesë në reklama të ndryshme, dhe në vitin 2008 aktroi në serialin “Trëndafili i egër” në rolin e Burak.Seckin luajti rolin e protagonistit në një serial dy vite më vonë.

sulta
Nëse mendonit se diku e kishit parë edhe në një serial tjetër, nuk gaboheni. Në vitin 2011, interpretoi në rolin e Leos për serialin “Sulejmani i madhërishëm”