Njihuni me Sedën e “Dashuri me Qira”

Dashuri me qira

gdfhfghu

Tashmë në sezonin e tij të dytë, seriali “Dashuri me Qira” vazhdon të jetë një ndër më të pëlqyerët nga i gjithë publiku. Personazhe të rinj të cilat do të ndryshojnë rrjedhën e ngjarjeve janë bërë pjesë e këtij seriali. Ju prezantojmë me Mujde Uzman, në rolin e Sedës.
Mujde Uzman lindi më 26 shtator të vitit 1984 në Stamboll. Ajo e nisi karrierën e saj si modele ku fitoi dhe çmimin Elite Model Look në vitin 2001. Pas disa vite si modele, ajo punoi si prezantuese programesh si “Muzik Haber” dhe “Happy Hours” në Dream TV.
Më pas, Mujde u bë pjesë e fushës së kinematografisë duke interprentuar në një sërë filmash dhe serialesh si Kapali Çarsi”, “Paramparça Asklar”, “Akasya Duragi”, “Ask Bir Hayal”, “Halil Ibrahim Sofrasi”, “Bir Çocuk Sevdim”, “20 Dakika”, “Fatih”, ” Muhtesem Yüzyil” dhe “Eskiya Dünyaya Hükümdar Olmaz”. Ajo gjithashtu ka qenë pjesë e shumë reklamave.
Shihni në këtë fotogaleri disa nga fotot e saj.

7