Sot në Tring vjen “Dhoma 309” – Ja cilët janë aktorët e njohur të cilën interpretojnë në këtë serial

Dhoma 309

opopo

“Dhoma 309” është seriali më i turk i cili nis sot transmetimet në Tring, në orën 20:00 në Jolly HD dhe në orën 21:45 në 3Plus. Historia e Lales dhe Onur do ju shoqërojë çdo mbremje për tu sjellë jo vetëm ngjarje të bukura por edhe shumë humor. Në rolet kryesore vjen aktorja e njohur nga seriali “Ëndërr luleshtrydhesh”, Demet Ozdemir dhe një nga aktorët më të kërkuar në Turqi, Furkan Palali. Në poshtë ju njohim me ta dhe dy aktorë të tjerë të serialit “Dhoma 309”. Mos e humbisni!

personazhet dhoma

Demet Ozdemir

Ka lindur më 26 Shkurt 1992 në Kocaeli. Ajo ishte fëmija i tretë i familjes së saj. Pas divorcit të prindërve, ajo u trasferua në Stamboll me nënën dhe të motrën. Pasi mori pjesë në grupin e kërcimit të këngëtares Begyn, ajo filloi të kërcente si nxitëse tifozësh. Më pas mori pjesë në klipin e Mustafa Sandal. Në 2013 pati eksperiencën e parë në Fox TV, duke punuar me Esra Ronabar, Murat Han dhe Ekin Koç. Më pas fitoi rolin e ” Ajlin” në telenovelën “Do të jap një sekret” dhe rolin e Ajlës në filmin “Kurti dhe Shura”. Gjithashtu është shfaqur në filmin “Mbaje fjalën” me rolin e “Demet”.

Ka marrë pjesë në klipin e këngëtares Begyn në këngën “Hodri Mejdan” . Në Qershor të 2016 lidhi kontratën me Fox Tv për  serialin me titull “Dhoma 309” në rolin e “Lale”.