Hande Erçel në gjurmët e Kim Kardashian?

Jetë

merrhande
Aktorja e njohur e serialit “Jetë” është duke u komentuar çdo ditë e më shumë për ngjashmërinë e saj me Kim Kardashian. Ngjashmëri e cila duhet të themi, është krijuar me kalimin e kohës duke parë përzgjedhjet e saj në veshje apo grim. Hande ka postuar së fundmi një foto në Instagram, ku fansat kanë vënë menjëherë në dukje stilin e ngjashëm me Kim Kardashian.

hande ercel 101805AC

Aktorja ndoshta frymëzohet prej saj, apo pëlqen imazhin e saj. Gjithsesi, nuk mund të kalojë pa rënë në sy fakti sesa shumë përpiqet t’i përafrohet Kim-it. Këtë periudhë siç e kemi përmendur më herët, Hande ka qenë tejet e ngarkuar për shkak të ndarjes nga Murat Dalkiliç si dhe sëmundjes së mamasë së saj, të cilës i është përkushtuar totalisht.