Hande Ercel, nuk është e vetmja aktore në familje – Ja cila është motra e saj po aq e famshme sa ajo në botën e kinemasë

Jetë

kdjskjdkdj

Aktorja Hande Ercel u bë e famshme në Shqipëri si Hayat nga seriali “Jetë” i cili po transmeton episodet e tij të fundit në Tring. Edhe pse shumë e re në moshë, aktualisht Hande është ndër aktoret më të kërkuara në Turqi. Megjithatë, ajo nuk është e vetmja në familje. Edhe motra e saj, Gamze Ercel po përfshihet në botën e kinemasë.

hande ercel 203814LM

Gamze Ercel ka lindur në 1992 në Balikesir dhe ka studiuar për fashion design. Ajo ka punuar si këshilluese mode dhe stiliste. Megjithatë, fama që ajo mori në rrjete sociale bëri që prodhuesit e filmave ta shihnin si një aktore të mundshme. Aktualisht, Gamze numëron rreth 443 mijë ndjekës.

hande ercel 203814GO

Roli i saj i parë është në serialin “Umuda Kelepce Vurulamaz”.

hande ercel 203815RV

Lexo gjithashtu: Ja cili është aktori turk i cili e fitoi rolin e tij të parë për shkak të Instagramit