Mënyra që ka zgjedhur Hayat për të harruar ish të dashurin

Jetë

llllll

Hande Erçel është kthyer nga pushimet dhe gazetarët e kanë intervistuar që në mundësinë e parë. Teksa po dilte nga një bar Hande dukej plot energji. Pas ndarjes me të dashurin e saj, Ekin Mert Dajmaz, aktorja zgjodhi te largohej shumë larg, me siguri për të shkëputur vëmendjen dhë për t’u fokusuar te vetja.
Hande u pyet se si ja kishte kaluar gjatë këtyre ditëve larg Turqisë.

Sapo jam kthyer nga pushimet.
Ja kalova shumë mirë. Bëra pushime argëtuese dhe të bukura. Jam kthyer me një energji pozitive nga ai vend i nxehtë.

Shkova në Bali. Ishte një vend i bukur.

Gazetarët e kanë ngacmuar dhe për ish të dashurin. A e ka harruar aktorja Ekinin?

As që e kam shkuar ndër mend. Nuk kam menduar aspak për të.

Gjithashtu e kanë komplimentuar për ngjyrën e marrë.

-Faleminderit. Por u dogja paksa.
Nuk e prisja të merrja kaq shumë ngjyrë, por kishte shumë diell dhe ishte nxehtë.