Jigit nga Mos u dorezo: të marrësh një vajzë shqiptare është si të këpusësh një lule nga parajsa

Mos u dorezo

6565

Ylli i serialit “Mos u dorëzo”, Tolgahan Saysman është i martuar me bukuroshen shqiptare Almeda Abazi. Në një intervistë, çifti është shprehur se janë njohur nëpërmjet shoqërisë së përbashkët, por nuk mund të thonë se ishte dashuri me shikim të parë.
I pyetur se si e priti familja e tij martesën me një shqiptare, Tolgahan është shprehur se tek xhironte në Shkup kishte dëgjuar një shprehje të urtë për shqiptarët. Ata thonin se “të marrësh një vajzë shqiptare është si të këpusësh një lule nga parajsa”.
“Jam shumë me fat që mora vajzën më të bukur të Shqipërisë”- është shprehur aktori i njohur i serialit “Mos u dorëzo”