Ngjarjet në serialin Mos u dorëzo zhvendosen pas 3 muajsh – Ja ndryshimet që kanë pësuar personazhet për rolin e tyre

Mos u dorezo

MOSUDOREZO

“Mos u dorëzo” është një nga serialet më të suksshme në vend. Historia e Nur dhe Jigit ka rrëmbyer zemrat e gjithë publikut duke i kthyer aktorët Tolgahan Saysman dhe Amine Gulse në dy ndër aktorët më të dashur për publikun.
Ata që nuk humbën episodin e djeshëm e dinë se ngjarjet morën një kthesë të papritur duke bërë që Nur të përfundonte në burg. Në episodin e sotëm, ngjarjet do të zhvendosen 3 muaj pas në kohë, (Lexo këtu parashikimin e episodit) duke bërë që personazhet të vijnë me ndryshime në pamjen e tyre për ta bërë kalimin e kohës së film sa më reale.
Ju zbulojmë disa nga personazhet që kanë ndryshuar ndërkohë mos harroni të ndiqni episodin e sotëm në orën 21:45 në ekranin e 3Plus.