Dilan Çiçek Deniz zbulon arsyen e ndarjes nga Furkan Andiç!

Një histori nga Bodrumi

dilan furkanc
Aktorja e serialit “Një histori nga Bodrumi” i ka dhënë fund lidhjes së saj me aktorin e serialit “Përralla e pafajësisë”, Furkan Andiç. Siç e kemi thënë më herët, pas ndarjes ajo ka fshirë çdo foto që kishte me të. Duhet thënë se fotot apo dedikimet ishin të shumta nëpër rrjete sociale gjatë lidhjes së tyre, pasi dy aktorët kanë udhëtuar shumë bashkë.

dilan cicek 143807CD

Megjithatë, tashmë jo vetëm që kanë ndarë rrugët, por nuk janë më as miq. Gjithsesi, ndarja mes dy aktorëve ka qenë e mirëkuptuar nga të dyja palët.”Nuk mund të binim dakord për shumë gjëra, pavarësisht se diskutonim gjatë me njëri tjetrin. Furkan vazhdon të jetë një person që e kam shumë përzemër, por ne nuk mund të vazhdonim bashkë. Vendimi për t’u ndarë ishte i duhur dhe për këtë ramë dakord të dy,” ka thënë aktorja.