Aktori turk merr një propozim për martesë siç nuk keni parë kurrë më parë

Nusja nga Stambolli

berkuaja
Aktori i njohur i “Nusja nga Stambolli” ka marrë një propozim të pazakontë. Një fanse e çmendur e tij i ka propozuar për martesë dhe për këtë ka printuar një foto të aktorit në murin e një pallati. Pas suksesit të “Nusja nga Stambolli” e më pas me rolin në “Meleklerin Aski”, fansat e aktorit po rriten çdo ditë e më shumë.
Fansa e quajtuar Ayse ka shkruar në foton e printuar: “Berkay unë të dua shumë. Princi im i kaltër, a do të martohesh me mua. Ayse nga Arabia”.
Ndoshta, Ayse ka harruar një detaj të vogël, se aktori është prej kohësh i dashuruar, megjithatë ai nuk ka nguruar të shprehë mirënjohjen e tij për vajzën që ka bërë këtë propozim.
“U surprizova shumë kur mora lajmin se një foto e imja gjendjen e printuar në murin e një pallati. U lumturova pa masë, ishte diçka shumë e bukur. E falenderoj shumë Aysen” – u shpreh ai.