Murat Boz dhe Asli Enver, zbulojnë arsyet që cuan drejt ndarjes…

Nusja nga Stambolli

murat cift
Çifti i njohur turk kishin një lidhje mbi 2 vjeçare bashkë dhe shumë shpejt do e kurorëzonin atë në martesë. Por, vetëm pak kohë përpara ditës së madhe, ata vendosën t’i jepnin fund lidhjes së tyre. Sipas burimeve pranë tyre, çifti ishin ndarë për gati një muaj e gjysëm më përpara dhe ishin ribashkuar vetëm për hir të familjeve. Pasi të gjithë ndërhynë për t’i bashkuar ata. Megjithatë, pavarësisht dëshirës së mirë, gjërat nuk funksionuan sërish mes tyre. Një tjetër shkak ishte dhe xhelozia e tepruar, e cila reflektohej edhe në punën e tyre.

cifti turk1312412

Kontrolli i shpeshtë, debatet e xhelozisë, bënë që të dy të mos përqëndroheshin mjaftueshëm në punët e tyre. Për të gjitha këto bashkë, Murat vendosi t’i jepte fund kësaj historie. Pavarësisht përpjekjeve të Asli për t’u ripajtuar, apo për të komunikuar, mësohet se Murat tashmë ka ndërruar edhe numrin e telefonit. Madje, nuk iu përgjigjet as kërkesave të miqve të tyre të përbashkët, për të shmangur kështu ”përpjekjet” e tyre për një ribashkim të dytë.