Afra Saracioglu: « Mund të kisha bërë edhe më shumë»

Zonja Fazilet dhe te bijat

afrafazilet

Mund të themi se ky është momenti i saj! Afra Saracioglu u zbulua para disa vitesh nga Ozcan Deniz, Faruku i Nuses nga Stambolli, nëpërmjet rrjeteve sociale. Falë bukurisë së saj, ajo tërhoqi vëmendjen e aktorit i cili i dha asaj një rol në një prej projekteve të tij.

1
Sot Afra vijon të jetë pjesë e kinematografisë me produksione shumë serioze. Nëpërmjet serialit “Zonja Fazilet dhe të bijat” i cili po transmetohet si në Turqi, edhe në Shqipëri nepërmjet platformës Tring, Afra po njihet edhe më shumë nga publiku.

1

Në intervistën e saj të fundit aktorja është pyetur nëse ka ambicie, a është kërkuese ndaj vetes. Afra ka pohuar se është tepër ambicioze e madje deri më tani, nuk e ka shfaqur potencialin e saj. «Janë pak gjëra ato që kam bërë, mund të kisha arritur edhe më shumë» – është përgjigjur bukuroshja e serialit.

1

Duke marrë parasysh që është vetëm 20 vjec, me siguri Afra do të ketë kohë për të shfaqur talentin e saj.

1

1