Afra Saraçoglu i jep fund marrëdhënies me Eray Altay!

Zonja Fazilet dhe te bijat

afraa
Afra Saraçoglu, të cilën e njihni nga seriali “Zonja Fazilet dhe të bijat” duket se i ka dhënë fund lidhjes së saj me Eray Altay. Çifti janë njohur pikërisht në setin e xhirimeve të serialit, ku Eray kishte rolin e asistentit.

afra saracog 152754NZ

Lidhja e tyre zgjati për vetëm pak muaj, pavarësisht se dy të rinjtë dukeshin tejet të dashuruar së bashku. Tashmë, pas 6 muajsh romancë, duket se mes tyre nuk ka mbetur as miqësi dhe së fundmi kanë hequr njëri-tjetrin nga rrjetet sociale si dhe kanë fshirë çdo foto që kishin së bashku.