Aktorja e «Zonja Fazilet dhe të bijat» do paguajë plot 120 mijë $ dëmshpërblim!

Zonja Fazilet dhe te bijat

fazilethanim
Deniz Baysal, aktorja e njohur e serialit “Zonja Fazilet dhe të bijat”, kohët e fundit ka patur disa probleme ligjore. Aktorja është hedhur në gjyq nga producenti i serialit, për shkak të mos respektimit të kontratës. Duke qenë se seriali do të kishte një periudhë pauze, të gjithë aktorët ishin njoftuar sesi do të procedohej dhe se kur do të ishte vazhdimi i tij. Ndryshe nga kolegët e saj, Deniz vendosi që këtë periudhë pauze, të shfaqej në ekran në një tjetër serial.

deniz baysal 091026GF

Ky vendim binte totalisht në kundërshtim me ekskluzivitetin e kontratës që kishte firmosur. Sipas producentit, aktorja i ka shkaktuar dëme serialit, i cili pritej me padurim nga fansat dhe për këtë arsye ajo duhet të paguajë një sasi të konsiderueshme parash. Gjykata ka dhënë vendimin e saj në favor të producentin dhe pritet që Deniz të paguajë jo pak, por plot 120 mijë dollarë dëmshpërblim.