I njihni shumë mirë, por a mund t’i dalloni dot nga njëri-tjetri këta dy aktorë?

Zonja Fazilet dhe te bijat

jakefazilet

Aktori turk Caglar Ertugrul, ka një ngjashmëri të madhe me amerikanin Jake Gyllenhaal. Madje, mund të themi se nëse shikojmë fotot e tyre, është vështirë t’i dallosh nga njëri tjetri. Caglar ka luajtur në shumë seriale, si: “Kurt Seit dhe Sura”, “Medcezir”, “Zonja Fazilet dhe të bijat”, etj. Edhe pse me një diplomë për inxhinieri, Ertugrul ka arritur të jetë një aktor mjaft i suksesshëm.

caglar ertugrul vs jake gyllenhaal 811778

Nga ana tjetër, Jake është një nga ata aktorë të cilët e ka të trashëguar talentin. Edhe babai i tij, është në botën e kinematografisë, konkretisht regjisor. Pra, nuk kishte si të ishte ndryshe e ardhmja e Gyllenhaal. Megjithatë, dy aktorët, edhe pse vijnë nga botëkuptime të ndryshme, mund të zëvendësojnë mjaft mirë njëri tjetrin në rolet përkatëse.

46216d5b 28b4 4f10 add6 0c714b33caab

E vetmja gjë që mungon, është që Jake të mësojë turqisht apo jo?

medium clean