Motoja e Alp Navruz? Diçka që të gjithë duhet të vlerësojnë!

Zonja Fazilet dhe te bijat

navruz
Aktori i njohur i serialit “Zonja Fazilet dhe të bijat”, ka dhënë së fundmi një intervistë ku ka treguar hapur disa nga ‘rregullat’ e tij. Alp Navruz shprehet se është shumë mirënjohës për atë çka ka arritur si dhe për këdo që e ka ndihmuar apo bashkëpunuar në rrugëtimin e tij.

144554368b9bc690bd1ac2a3033fc909

“Mund të them që jam me fat dhe kam punuar me njerëz shumë profesionistë. Çdo eksperiencë që kam patur, do më shërbejë në vazhdimësinë e karrierës time. Një nga gjërat që përmend gjithmonë, praktikisht filozofia e cila më ka shoqëruar gjithë jetën është:’Mos harro kurrë nga ke ardhur dhe krijo rrugën tënde,'” është shprehur aktori.Ndërkaq, kolegët e tij e përshkruajnë Navruz si një person mjaft argëtues në set, i cili i bën të gjithë të ndihen komodë në praninë e tij.